TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Maj 2025, 14:25

Genta Gjalpi reagon pas videos së diskutueshme me vajzën e bashkëshortit: E keni nxjerrë nga konteksti

Shkruar nga Pamfleti

Genta Gjalpi reagon pas videos së diskutueshme me vajzën e

Pas publikimit të një videoje shqetësuese në rrjet, ku ish-banorja e “Big Brother Albania”, Genta Gjalpi shfaqej me vajzën e bashkëshortit të saj në një sjellje që u cilësua si e dhunshme, vjen edhe reagimi i protagonistes.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të ashpra në rrjetet sociale, dhe në mënyrë të menjëhershme ka folur edhe nëna biologjike e vajzës, e cila u shpreh se do ta çojë çështjen deri në fund dhe do kërkojë drejtësi për të bijën.

Reagimi i Gentës ka ardhur përmes një postimi në Instagram, ku ajo ka shpërndarë një mesazh të shkruar nga një mikesha e saj.

Në reagimin e saj, të cilin Genta e mbështet thuhet:

“Një moment i shkëputur nga konteksti nuk tregon të vërtetën.

Shoqja ime, Genta, po përpiqej të ndalonte një fëmijë që po vraponte drejt rrugës – një reagim instinktiv, mbrojtës dhe plot përgjegjësi.

Genta është një grua e përkushtuar ndaj fëmijëve dhe kujdesit për moshën e tretë.”

Mikesha e Gentës kërkon gjithashtu që publiku të tregojë kujdes me gjykimet e nxituara, duke theksuar fuqinë dhe përgjegjësinë që mbartin rrjetet sociale.

Derisa situata të qartësohet plotësisht nga autoritetet përkatëse, reagimet në rrjet mbeten të ndara: disa e shohin videon si të pakundërshtueshme, ndërsa të tjerë kërkojnë më shumë informacion për të kuptuar rrethanat reale të ngjarjes.

Genta Gjalpi reagon pas videos së diskutueshme me vajzën e

genta gjalpi reagim

Lini një Përgjigje