
Pak minuta se të fillonte spektakli i mbrëmshëm i ‘Big Brother VIP Albania’ Gerta ka marrë një surprizë të veçantë nga motra.
Olta Gixhari ka dërguar një dron për motrën ku shkruhej “Eta je më e mira”.
Reagimi i Oltës vjen pas sulmeve që Valbona dhe Rozana i kanë bërë për marrëdhenien e saj me motrën, madje Rozana ka shkuar deri aty ku i ka thënë se ‘Olta i uron fitoren asaj dhe jo Gertës’.
Kujtojmë se raporti i motrave është diskutuar pa fund në mediat rozë, por ky veprim u vë kapak të gjitha zërave për raportin mes tyre. Sido që të jetë, Olta tregoi se ‘gjaku nuk bëhet ujë’ dhe pavarësisht mosmarrëveshjeve që kanë patur, motrat e mbështesin njëra-tjetrën sido që të jetë.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje