TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Janar 2025, 10:49

DJ Tiësto luan këngën e famshme ‘Gajdexhiu’ në New York, ‘nuk përmbahen’ shqiptarët e Amerikës

Shkruar nga Pamfleti

DJ Tiësto luan këngën e famshme ‘Gajdexhiu’ në

DJ me famë botërore Tiësto ka mahnitur fansat e tij në një koncert madhështor në New York, ku performoi një set të jashtëzakonshëm që zgjati plot katër orë. Ngjarja u mbajt në një nga skenat më të mëdha të qytetit dhe mblodhi mijëra admirues të muzikës elektronike nga e gjithë bota.

Ajo që bëri përshtypje të madhe gjatë performances, ishte vendimi i Tiësto për të përfshirë në setin e tij një remiks unik të një kënge të njohur shqiptare. Bëhej fjalë për këngën “Gajdexhiu” e kënduar edhe nga Zanfina Ismaili, e cila është një prej hiteve të saj të para dhe ka mbetur në kujtesën e publikut që nga publikimi.

Këngashënoi fillimin e karrierës së Zanfinës në muzikën shqiptare. Interpretimi i saj u shoqërua me motive etnike dhe një frymë moderne që vazhdon të tërheqë vëmendjen e artistëve ndërkombëtarë si Tiësto.

Zanfina Ismaili, e cila ka mbi tetë vite që është tërhequr nga muzika, punon aktualisht në Radio Kosova, duke sjellë zërin e saj në mediat radiofonike. Ky moment në koncertin e Tiëstos shërbeu jo vetëm si një njohje për talentin shqiptar, por edhe si një ‘urë lidhëse’ mes kulturës shqiptare dhe skenës ndërkombëtare të muzikës elektronike. Për të gjithë shqiptarët që ndodheshin në publik, tingujt e “Gajdexhiut” u kthyen në një moment krenarie dhe nostalgjie.

DJ Tiësto luan këngën e famshme ‘Gajdexhiu’ në DJ Tiësto luan këngën e famshme ‘Gajdexhiu’ në

(min.31)

dj tiesto gajdexhiu nju jork

Lini një Përgjigje