TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Prill 2025, 15:32

Gjesti flet për herë të parë pas fitores së Big-ut, nuk ndryshon mendim për Eglin

Shkruar nga Pamfleti

Gjesti flet për herë të parë pas fitores së Big-ut, nuk

Gjesti ka dhënë deklaratën e parë për Top Channel, pasi u shpall fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”.

Miërnjohës për fitoren i është vetëm vetes dhe tregon se nuk e ka besuar kurrë se nga Big-u i Kosovës po shkon vërtet tek ai i Shqipërisë.

Përsa i përket marrëdhënies me Eglin, duket se fituesi i BBVA4 nuk ka ndryshuar mendim

Intervista:

Nga një eliminim në BBVK, tek fitorja në BBVA, si e konsideron?

Gjesti: Kur dola nga andej e kam ditur që më ka mbetur rruga pa plotësuar, më ishte bërë padrejtësi. Kur më thirrën këtu, nuk e besoja derisa m’u çelën dyert

Si e vlerëson veten në këtë Big Brother?

Gjesti: Përderisa kam fituar, kam luajtur fort. Nuk kam patur mëshirë për njeri, siç nuk kanë patur për mua.

Kë falenderon në këtë fitore?

Gjesti: Veten, që kam duruar aq shumë. Faleminderit Zotit, familjes, ata që kanë votuar për mua

Çfarë presim nga fituesi i Big Brother Albania Vip 4?

Gjesti: Shumë muzikë, s’kam me u ndal kurrë.  Shumë punë dhe më shumë keni me më dasht

Si do jetë raporti yt me Eglin?

Gjesti: I kam thënë Eglit edhe brenda që nuk shoh diçka më shumë me të, por do vazhdoj jashtë dhe do shohim ku do shkojë. Mbase gjërat do ndryshojnë, por më mirë kështu me qenë i sinqertë. /Pamfleti

 

gjesti intervista post big brother

Lini një Përgjigje