
Debatet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania duket se po dalin gjithnjë e më shumë jashtë kornizës së spektaklit, duke përfshirë edhe familjarët e banorëve.
Përplasja e fortë mes Mirit dhe Selinit ka vijuar të komentohet gjatë, sidomos pas spektaklit të fundit, ku u diskutua vendimi i Selinit për të qëndruar në garë, pavarësisht kërkesës së prindërve të saj për t’u larguar.
Pas kësaj situate, ka reaguar publikisht bashkëshortja e Mirit, Rabea Shihi, e cila ka drejtuar kritika të drejtpërdrejta ndaj moderatorit Ledion Liço.
Në një postim në InstaStory, ajo ka ngritur dyshime për një trajtim të pabarabartë në spektakël, duke aluduar se Selini po favorizohet për shkak të ndikimit të saj në rrjetet sociale.
Me një ton ironik dhe krahasime të forta, Rabea ka vënë përballë përvojën shumëvjeçare të bashkëshortit të saj dhe figurave publike si Monika Kryemadhi, me popullaritetin online të konkurrentes së re. Ajo sugjeron se fama në rrjete sociale po vendoset mbi kontributin dhe karrierën e gjatë në art apo politikë:
“Dostojevski ka një shprehje “Forma më e lartë e skllavërisë është të glorifikosh një prezantuese 23-vjeçare si më të famshme se një këngëtar 46-vjeçar me 30 vite karrierë dhe më të famshme se një opinioniste ish-politikane, me po ashtu mbi 3 dekada karrierë, sepse e para ka më shumë ndjekës në Instagram she këta dy të fundit’”.
Sigurisht, kemi dyshimet tona nëse shprehja është e dostojevskit, por mbase Rabea ka bërë një përshtatje.

Lini një Përgjigje