
Një 28-vjeçar është bërë i pari i dënuar në Holandë për heqjen fshehurazi të prezervativit gjatë seksit.
Khaldoun F. iu dha një dënim me kusht për krimin e vjedhjes.
Ai u deklarua fajtor në gjykatën e Roterdamit pasi hoqi prezervativin fshehurazi dhe gruaja me të cilën ishte, nuk dinte gjë.
Gjykata paralajmëroi se Khaldoun "e kishte ekspozuar ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe një shtatzënie të padëshiruar".
I dyshuari me origjinë siriane i dërgoi viktimës mesazhe më pas, duke përfshirë edhe një që shkruante, 'do të jesh mirë'.
Por gjyqtarët vendosën se nuk ishte përdhunim pasi kishte 'marrëveshje ndërmjet të dyshuarit dhe ankueses për marrëdhënien seksuale', dhe gabimi lidhej vetëm me mospërdorimin e prezervativit.
Ligji në Holandë nuk parashikon dënim për marrëdhënie seksuale pa prezervativ kur tashmë kishte dakordësi për aktin.
Khaldoun u dënua me një dënim prej tre muajsh me kusht dhe një gjobë prej 1,000 eurosh.
Në një çështje të veçantë, gjyqtarët shpallën të pafajshëm një burrë 25-vjeçar pasi zbuluan se ai nuk kishte hequr prezervativin në asnjë moment, por përkundrazi nuk kishte vënë fare prezervativ.
Ruben R. nga Roterdami tha se ai vullnetarisht i kërkoi ‘vajzës së shërbimit’ një prezervativ, por 'harroi' ta vendoste atë.
Gjykata e shpalli të pafajshëm, duke thënë se nuk mund të provohej se ai nuk kishte përdorur qëllimisht prezervativ, pasi kishte thënë se do ta bënte.
Gjykata ka mundur të tregojë qëllimin në rastin e parë nga bisedat në WhatsApp mes tij dhe partneres.
Në Angli dhe Uells, precedenti i praktikës gjyqësore ka vërtetuar se heqja jo konsensuale e prezervativit është përdhunim.