TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Gusht 2024, 09:24

I përfshirë në dhunën ndaj personazhit të TikTok-ut, pas Noizyt policia e Kosovës shpall në kërkim edhe Stresin

Shkruar nga Pamfleti

I përfshirë në dhunën ndaj personazhit të TikTok-ut,

Këngëtari i njohu Stresi (Arkimed Lushaj) është shpallur në kërkim vetëm disa orë pas intervistës së dhënë pë median e Kosovës, ku tregonte detaje nga sherri në Pejë me Medi Isenin. Stresi kërkohet nga policia si bashkëpunëtor në dhunimin e Medi Isenit.

 Këngëtari përflitet se mori pjesë së bashku me Noizyn në një sherr në një klub nate në Kosovë ku u lëndua një personazh TikTok Medin Iseni.

Ndërsa ditën e djeshme Policia e Kosovës shpalli në kërkim Noizyn. Vetë Stresi, por edhe Noizy kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me sherrin dhe nuk kanë ndërhyrë për të rrahur Medin Isenin, me të cilin kishin zënka në rrjetet sociale.

I përfshirë në dhunën ndaj personazhit të TikTok-ut,

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:
Arkimed (Sali) LUSHAJ i lindur me 15.06.1987 nё Bajram Curr- Shqipёri.
I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:
“Ndihma” nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, njofton policia e Kosovës.

Ndërsa në intervistën e dhënë nga banesa e tij ditën e sotme, Stresi tregoi detaje nga sherri, ku tha se i kishte duart e prera.

“Personi në fjalë që është keqtrajtuar ka kontaktuar babanë tim në Zvicër me gjithë të atin e tij sepse këta shajnë gjithë dimrit dhe duan të vijnë verës të pajtohen.

Kjo është e vërteta. Unë kam qenë në Sarandë kur më ka thirrur babai im më ka thënë që do me të takuar ky djali. I kam thënë unë nuk dua të takohem me të, nuk dua ta shoh me sy. Edhe nëse do ta kisha prerë në besë, e kisha prerë në besë qysh në Tiranë. Ky është realiteti. Ka ardhur këtu, babai i Medit e ka thirrur familjen time. Babai im i ka thënë në Shqipëri nuk të prek askush, vazhdo.

Kur kam shkuar në Pejë me performu nesër me Noizyn, ky ka ardhur, në vend që të shuajë muhabetin edhe me Noizyn që ia ka sharë familjen. Të nesërmen kur ka ardhur i kemi thënë hajde se mundemi të flasim. Kur ka ardhur, ka ardhur vetë i treti. Kur Noizy ka përfunduar, aty kemi qenë 30 veta. Një ka dalë ka thënë, a mua ma ke sharë gruan, aty ka nisur e gjithë situata.

Dhe ka eskaluar situata krejt. Ka nisur diçka që nuk kemi mundur as të reagojmë. Unë nuk jam as servil i Noizyt, as servil i kërkujt. Akuzat që janë bërë ndaj Noizyt, nuk ka pasur mundësi as me prek.

I kam duart e prera akoma që kam hyrë me i nda. Ata njerëzit që ishin me Medin, edhe ata e kanë mbrojtur atë. Ne kemi ikur drejt Prishtinës”, tha Stresi për "Klan Kosova".

Lini një Përgjigje