
Një ngjarje e papritur ka ndodhur për ish-banoren e ‘Big Brother VIP Kosova’, Juliana Nura.
Teksa ka qenë duke marrë makinën, ajo ka vënë re se dikush i ka çarë çatinë. Juliana ka ndarë me ndjekësit pamjet, ku shihet sesi ata kanë dëmtuar pjesën e sipërme të mjetit, për të hyrë brenda.
Juli kërkon nga personat që e kanë bërë këtë veprim që të dalin e të tregojnë, ose ajo paralajmëron se do hapë kamerat e më tej çeshtja do përfundojë në polici.
“Atëherë në Lakrishtë nuk e di kush e ka bërë këtë dëm, por kushdo që e ka prishur makinën time, siç po shihet, ka hy brenda dhe asgjë nuk ka vjedhur, se nuk jemi budallenj që të lëmë gjëra të vlefshme në makinë. Lajmërohu vetë ose ne i kemi edhe kamerat në këtë ndërtesë e mund t’ju gjej. Sot po shkoj në polici, më mirë lajmërohuni vetë më rregulloni dëmin, se sa të shkoj në polici edhe hyn në burg pastaj. Kushdo që e ka bërë të lajmërohet, përndryshe ju gjejmë edhe vetë”.
Lini një Përgjigje