TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Shkurt 2024, 15:20

Ikja nga Portokallia, Flor Binaj: Nuk ishte më televizioni që mbart vlera, por mbartte kosto (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ikja nga Portokallia, Flor Binaj: Nuk ishte më televizioni që mbart

Aktori i njohur Florjan Binaj u “ rrëmbye” këtë javë për të dhënë një intervistë në podcasting “PPP”. Themi “rrëmbyer”, pasi për të marrë një intervistë nga ai ishte shumë e vështirë dhe kjo falë angazhimeve të tij të shumta. Gjithsesi, me shumë dëshirë, Flori pranoi të ishte pjesë e podcastit, duke iu përgjigjur edhe pyetjeve.

Anja: Shkëlqeve tek Portokalli, pse ike pra?

Flori: Vjen një ditë që duhet me ik. Vjen një ditë që do ikësh nga fillorja, gjimnazi shkolla e lartë. është proces jetësor. 18 vite besoj ishin mjaftueshëm, pastaj ndodhi një transformim i çuditshëm në televizion. Ndryshe shkuam ne, sepse ne shkuam në një periudhë kur merreshin njerëzit shumë të aftë dhe përfunduam duke marrë njerëz nga askundi dhe duke i barazuar me ata që ishin dikushi. Ky nuk shihej më si televizioni që mbart vlera, por si televizioni që mbart kosto. U bë më shumë biznes, sesa misioni i tij që është edukues

Anja: Edhe zbavitës.

Flori: Kisha kohë që nuk e dëgjoja këtë fjalë. Po, edhe zbavitës. (minuta 1:30)

 

florjan binaj ppp top channel

Lini një Përgjigje