TAGS-AT E JAVËS

Showbiz13 Prill 2026, 14:43

Ishte reklamë apo njoftim? Mozzik tregon si i dogjën biznesin e makinave, asnjë foto nga dëmet e shkaktuara

Shkruar nga Pamfleti

Ishte reklamë apo njoftim? Mozzik tregon si i dogjën biznesin e

Reperi Mozzik është përballur së fundmi me një situatë të rëndë në Zvicër, pasi biznesi i tij është bërë objekt i një sulmi të qëllimshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku ka treguar se si pasojë e sulmit janë djegur disa makina, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas tij, ngjarja dyshohet të jetë kryer nga një grup personash që mund të jenë pjesë e një bande që vepron nga Franca.

“Gjatë ditëve të fundit, garazha jonë e veturave në Zvicër ka qenë cak i një sulmi të rëndë nga disa persona që dyshohet të jenë pjesë e një bande nga Franca. Si pasojë, janë djegur disa vetura me benzinë dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale”, shkruan ai.

Në reagimin e tij, Mozzik ka zgjedhur të japë edhe një mesazh paralajmërues për bashkatdhetarët që operojnë biznese të ngjashme, duke i këshilluar të tregojnë kujdes të shtuar dhe të forcojnë masat e sigurisë.

“Dua t’i njoftoj dhe njëkohësisht t’i paralajmëroj të gjithë shqiptarët që kanë garazhe apo biznese të ngjashme, të kenë kujdes të shtuar dhe të rrisin masat e sigurisë”, shprehet ai.

Në fund, artisti falënderon publikun për mbështetjen dhe shpreh besimin e tij te autoritetet, duke theksuar se pret që përgjegjësit të dalin para drejtësisë në Zvicër, pa harruar të bëjë ‘tag’ edhe emrin e biznesit. Duke qenë se nuk ka foto të dëmeve të shkaktuara, më shumë u duk si një mënyrë marketingu e reperit, se si një lajm i ‘kronikës së zezë’.

Ishte reklamë apo njoftim? Mozzik tregon si i dogjën biznesin e

mozzik reklame biznesi zvicer

Lini një Përgjigje