
Ganiu e ‘teproi’ me veprimin e tij kur, në shaka e sipër, iu fut në shtrat Albës pa dëshirën e saj, gjatë kohës që kjo e fundit po pushonte.
Produksioni, i cili njihet si Agai, ka marrë një vendim për fermerin.
Moderatorja tha se Ganiut në rast se shpallet fitues, nga çmimi i madh do i zbriten 15 mijë euro.
“Si pasojë e cënimit të privatsisë dhe shkeljes së etikës, Agai ka vendosur. Nëse Ganiu shpallet fitues i edicionit të dytë të Ferma VIP, nga çmimi i madh prej 100 mijë euro do i i zbriten 15 mijë euro”, lexoi Luana Vjollca në zarf.
“Por ky është vetëm paralajmëri i fundit. Në fermë duhet të ruajm një ambient të sigurt dhe respektues për të gjithë pjesëmarrësit”, shtoi Luana Vjollca.
Ganiu i kërkoi falje gjithë shqiptarëve, teksa shtoi se nuk kishte asnjë qëlllim të keq.
“Unë u kërkoj falje gjithë nënave dhe vajzave shqiptare. Nuk dua të mërzis askënd. Ndihem vërtetë shumë keq. Prej shpirti po e them, nuk kam pasur asnjë qëllim të keq. Ju kërkoj falje”, u shpreh Ganiu.
Lini një Përgjigje