Orët e vona të natës dhe mëngjesi i hershëm kanë sjellë një afrimitet të dukshëm mes Mateos dhe Brikenës në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke treguar edhe një herë kiminë që duket se ekziston mes tyre.
Para se të shtriheshin për të fjetur në dhomën e gjumit, dy banorët kanë kaluar disa momente romantike së bashku. Ata janë parë duke shkëmbyer përqafime të gjata dhe të ngrohta, të shoqëruara edhe me puthje në qafë.
Megjithatë, momenti që ka tërhequr më shumë vëmendjen e publikut ka qenë një deklaratë e drejtpërdrejtë nga Mateo. Gjatë bisedës së tyre të afërt, ai dëgjohet t’i thotë Brikenës: “Jam i çmendur pas teje.”
Lini një Përgjigje