TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Tetor 2023, 10:53

‘Jam shtatzënë me Turin’, Orinda Huta reagon për telefonatën kurth: Shaka pa kripë

Shkruar nga Pamfleti

‘Jam shtatzënë me Turin’, Orinda Huta reagon për

Pak ditë më parë, në emisionin “Ndryshe” në rubrikën e telefonatës ‘kurth’, ishte radha e moderatores Orinda Huta. Kjo e fundit i është përgjigjur telefonatës së prezantueses së emisionit, e cila ka pretenduar se e njeh Turin prej dy vitesh.

Jo vetëm kaq, Anxhela njëra nga moderatoret e emisionit, e ka vazhduar kurthin duke i thënë se Hyska tani nuk do më asgjë me të dhe e keqja është se ka mbetur shtatzënë.

Nga ana tjetër Orinda e ka dëgjuar duke mos reaguar, vetëm në fund i ka thënë tekstualisht: ‘Ah sa keq më vjen për ty’ dhe e ka mbyllur telefonin.

Dje moderatorja ka bërë një reagim publik për ndjekësit e saj në Instastory, duke thënë se shakaja nuk ishte dhe aq e bukur, por nga ana tjetër ‘kurthi’ i ngritur nga moderatori i emisionit Salsano Rapi ‘dështoi’ pasi ajo e kuptoi që nuk bëhej fjalë për një histori të vërtetë dhe nuk i zuri besë gazetares kur tha se kishte dy vite që njihej me Turin, bashkëshortin e saj.

Siç tregon ajo, kanë qenë të shumtë ndjekësit të cilët i kanë thënë se ishte një ‘shaka pa kripë’ e që moderatorja bie në një mendje me ta.

orinda huta shaka pa kripe

Lini një Përgjigje