TAGS-AT E JAVËS

Showbiz13 Gusht 2025, 13:22

“Jeta ime copë-copë”, Xheneta Fetahu: Nëse një djalë do të më largojë, të më dhurojë vetëm një lule

Shkruar nga Pamfleti

“Jeta ime copë-copë”, Xheneta Fetahu: Nëse një

Pak muaj më parë Loredana Brati festoi ditëlindjen dhe “Pushime On Top” ishte aty për të marrë disa intervista. Dy moderatorët e emisionit, kanë intervistuar të pranishmit.

Pyetjet për të ftuarit kanë qenë rreth dhuratave më të shtrenjta dhe të lira që kanë bërë apo edhe kanë marrë.

Gjithashtu Eni i ka pyetur edhe se çfarë do të bënin nëse do merrnin si dhuratë gjëra që nuk do u pëlqenin.

Xheneta Fetahu ka zbuluar se nuk i pëlqen lulet. Madje ajo ka shtuar se nëse një djalë do që ta largojë, mund t’i japë vetëm një lule dhe ajo ikën.

Pjesë nga intervista:

Dikush të sjell dhuratë një libër me titull, “Si të rregullosh jetën tënde të shkatërruar për 7 ditë”?

Unë mendoj se në atë libër shkruhet jeta e Xhenetës

Copë-copë ë?

Bëj shaka (qesh)

Merr një dhuratë dhe sheh një palë të brendshme seksi

I mbaj, asnjë dhuratë nuk kthehet. Unë jam e vetmja vajzë, nuk e di a jam e vetmja, që nuk dua lule.

E ke si fat të keq?

Jo, nuk i kam dashur asnjëherë lulet. Nëse një djalë do që të më largojë mua, të më sjellë të paktën një lule dhe unë largohem

xheneta fetahu lule

Lini një Përgjigje