
Sean “Diddy” Combs nuk do ta ketë të lehtë kur të dalë nga burgu pasi të kryejë dënimin prej 50 muajsh.
Sipas dokumenteve të gjykatës, ai do të jetë në liri me kusht për pesë vite. Ai duhet të marrë pjesë në takime të rregullta me punonjësin e policisë të caktuar për të dhe të qëndrojë larg përdorimit të narkotikëve. Pas lirimit, brenda 15 ditëve do të kryejë një analizë për drogën dhe dy të tjera periodike.
Reperi duhet të bëhet pjesë e një programi testimi, trajtimi për shëndetin mendor dhe një programi të miratuar për dhunën në familje.
Punonjësi i caktuar për të mund ta takojë në çdo kohë pa e lajmëruar dhe ai duhet të qëndrojë në një banesë të miratuar nga departamenti i posaçëm. Diddy duhet të pranojë kontrollin vetjak, të pronës, mjeteve, dokumenteve, kompjuterëve dhe celularëve në rast se ka një dyshim të arsyeshëm se ai ka shkelur një kusht të lirisë së tij.
Ai s’mund të posedojë ose përdorë një armë zjarri, municion, pajisje shkatërruese apo armë të rrezikshme. Gjithashtu duhet të punojë të paktën 30 orë në javë dhe e ka të ndaluar komunikimin me këdo që është i përfshirë në veprimtari kriminale.
Më 3 tetor, Diddy u shpall fajtor për dy akuza transportimi me qëllim prostitucionin. Ai ka kryer tashmë një vit burg në Qendrën Metropolitane të Dënimit në Bruklin. Njëkohësisht, ka kërkuar zhvendosjen në një burg në Nju Xhersi, por kjo kërkesë duhet të miratohet nga Byroja e Burgjeve.
Lini një Përgjigje