Showbiz23 Qershor 2023, 10:35

Jori Delli pranon kërkesën e pazakontë të një maturanti

Shkruar nga Pamfleti

Jori Delli pranon kërkesën e pazakontë të një maturanti

Provimet mbaruan dhe e gjithë vëmendja tashmë është tek mbrëmja e maturës për shumë nxënës të viteve të treta.

Përpos veshjeve dhe makinave luksoze të huazuara, vitet e fundit është bërë trend që djemtë marrin vajza të njohura të showbiz-it si shoqëruese në këtë mbrëmje të rëndësishme.

Së fundmi një ndjekës i ka kërkuar Jori Dellit ta shoqërojë dhe ish-banorja e “BBV2” ka lënë ndjekësit e saj të tjerë të vendosin.

Ajo ka pyetur në Instagramin e saj dhe 95% e tyre janë për ‘po’, pra t’ia plotësojë dëshirën djalit dhe ta shoqërojë.

Meqë Jori pyeti ndjekësit dhe ata ia aprovuan, ne tanimë jemi në pritje të imazheve, videove të këtij momenti.

Jori Delli pranon kërkesën e pazakontë të një maturanti

jori delli maturanti kerkese