TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 1 Shtator 2025, 10:40

Justin dhe Hailey ‘gjejnë gjuhën’ e përbashkët pas problemeve martesore

Shkruar nga Pamfleti

Justin dhe Hailey ‘gjejnë gjuhën’ e përbashkët

Pas muajsh spekulimesh rreth problemeve martesore, Hailey dhe Justin Bieber janë parë sërish bashkë. Çifti u fotografua gjatë një darke romantike në një nga restorantet e njohura në Los Angeles.

Hailey dhe Justin darkuan në restorantin e njohur “Ysabel”, në West Hollywood, ku tërhoqën vëmendjen e të pranishmëve.

Justin tregoi kujdesin për gruan e tij, duke e përqafuar atë ndërsa hynin në restorant, dhe të dy dukeshin të relaksuar dhe me humor të mirë.

Justin mbante veshur një tutë stil bomber ngjyrë blu të errët, pantallona të gjera dhe çizme, ndërsa Hailey u shfaq me një kostum elegant të zi.

Ajo kishte bërë grim minimal dhe mbante veshur pantallona të zeza të ngushta dhe një bluzë me dantella me lidhëse përpara. Pas darkës, Hailey u fotografua duke mbajtur një shishe verë.

Edhe pse kohët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të problemeve në martesë, duket se marrëdhënia e tyre është shumë më e mirë.

Javën e kaluar, Hailey tërhoqi vëmendjen e publikut kur la një koment në Instagram poshtë fotove provokuese të Justin, në të cilat ai ishte pa bluzë.

Ndërsa Justin shkroi “thirstrap fa u hoes” (të etura për mua) në postim, Hailey u përgjigj vetëm me një emoji, të cilin shumë e interpretuan si një shenjë pakënaqësie.

Sipas burimeve pranë çiftit, shkaku i tensionit dyshohet se ishte projekti muzikor i Justin-it “Swag”, i cili i mori shumë energji dhe kohë. Siç zbuloi një burim për Us Weekly, Justin iu përkushtua plotësisht punës në studio, duke lënë pas dore gjithçka tjetër, përfshirë edhe marrëdhënien e tij me Hailey-n.

Justin dhe Hailey ‘gjejnë gjuhën’ e përbashkët Justin dhe Hailey ‘gjejnë gjuhën’ e përbashkët Justin dhe Hailey ‘gjejnë gjuhën’ e përbashkët Justin dhe Hailey ‘gjejnë gjuhën’ e përbashkët

hailey bieber justin bieber

Lini një Përgjigje