TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 1 Shtator 2025, 09:31

Jude Law ‘mahnit’ jurinë në Festivalin e Venecias, aktori ‘nën petkun’ e Vladimir Putin

Shkruar nga Pamfleti

Jude Law ‘mahnit’ jurinë në Festivalin e Venecias, aktori

Aktori i njohur britanik Jude Law është transformuar në mënyrë mbresëlënëse për të portretizuar Vladimir Putinin, në një film të ri që pati premierën botërore këtë të premte në Festivalin e Filmit në Venecia.

Filmi titullohet “Magjistari i Kremlinit” dhe është adaptuar nga romani me të njëjtin emër i autorit Giuliano da Empoli, një bestseller ndërkombëtar që hedh dritë mbi mekanizmat e pushtetit në Rusi. Në qendër të rrëfimit është një figurë fiktive, Vadim Baranov, një strateg dhe këshilltar i errët i Kremlinit, i cili luhet nga aktori Paul Dano.

Baranov është frymëzuar nga një personazh real, Vladislav Surkov, ish-këshilltar i Putinit, i konsideruar si arkitekti i sistemit të kontrolluar politik në Rusi dhe një nga figurat më të mistershme të dekadës së fundit.

Filmi shpalos ngritjen e Vladimir Putinit drejt pushtetit absolut dhe mënyrën se si ai, përmes manipulimit dhe strategjisë, ndërton një sistem që sundon mbi frikën dhe kontrollin total.

Roli i Jude Law si Putin ka tërhequr vëmendje të madhe për ngjashmërinë fizike, por edhe për interpretimin kompleks të një figure që vazhdon të polarizojë opinionin global.

jude law magjistari i kremlinit vladimir putin

Lini një Përgjigje