Një zhvillim i ri ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të showbizit, pas një ndryshimi të dukshëm në rrjetet sociale mes Luiz Ejllit dhe Meriton Mjekiqit.
Pas deklaratës së Meriton Mjekiqit në një emision të Marina Vjollcës, ku ai u shpreh se Luiz Ejlli ishte “emri që i kishte bërë autogol karrierës së tij”, duket se këngëtari ka reaguar menjëherë në mënyrën e tij.
Vërehet se Luiz Ejlli e ka hequr Meriton Mjekiqin nga lista e ndjekësve në Instagram dhe, sipas të gjitha gjasave, e ka bllokuar gjithashtu në rrjetet sociale.
Ky veprim vjen menjëherë pas deklaratave të forta të bëra në studio, të cilat kanë ngjallur reagime të shumta në rrjet dhe kanë ndezur diskutime mes fansave të të dy figurave publike.
Asnjëra palë nuk ka dhënë ende një reagim të drejtpërdrejtë lidhur me situatën.
Lini një Përgjigje