TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Dhjetor 2024, 07:13

“Kam kohë pa fol shqip”/ Parashqevi Simaku thyen heshtjen nga New York-u pas bujës online (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Kam kohë pa fol shqip”/ Parashqevi Simaku thyen heshtjen nga
Parashqevi Simaku

Pas dy ditësh buje online, ikona e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku ka thyer heshtjen nga New York.

Diva e muzikës shqiptare ka komunikuar me një qytetare shqiptare që e ka takuar në New York teksa flet në anglisht dhe në shqip me qytetaren teksa e falenderon që ka ndaluar për ta përshëndetur.

Pjesë nga biseda mes tyre:

“Kam kohë pa fol shqip”/ Parashqevi Simaku thyen heshtjen nga

Qytetarja: Ti nuk beson që jemi shqiptarë?

Parashqevi Simaku: Aspak. Dua të them që ne shqiptarët jemi ajo që kemi mbetur nga Roma, Greqia, Perandoria austriake. Ndaj disa prej nesh kanë ardhur që nga koha e Skënderbeut. Ju e keni ruajtur traditën austro-hungareze.

Qytetarja: Do të jap një buzëkuq. Lyeji pak buzët e kuqe.

Parashqevi Simaku: Të lutem, mos u shqetëso.

Qytetarja: Lyeji, lyeji që të të shohë avokati si yll.

Parashqevi Simaku: E kam shumë më të lehtë të flas anglisht. Me ty për herë të parë kam folur shqip.

Qytetarja: Shumë bukur ke folur.

Parashqevi Simaku: E kam harruar gjithë këto vite.

Qytetarja: Ku të të gjej unë ty? Nuk e kam as telefonin tënd. S’kam as adresën e shtëpisë tënde.

Parashqevi Simaku: Më shkruaj në Facebook. Kërko në Facebook tim dhe do të shohësh fotot e mia, familjen time githçka e kam aty.

Qytetarja: Në çfarë ore futesh në Facebook? Do vij sërish, sa e bukur u bëre me buzëkuq. Se di ti sa e bukur u bëre!

Jeta private e këngëtares aq shumë të dashur për publikun shqiptar, Parashqevi Simaku, prej vitesh ishte dhe vijon të jetë thuajse hermetike.

Nuk dihet arsyeja që e çoi atë në një vendim drastik për të mos u bërë pjesë e skenës dhe medias, edhe pse ishte një nga këngëtaret më në zë në vitet ’80 në vendin tonë. Por deri rreth viteve 2000, ajo kishte dhënë disa intervista ku fliste për jetën në SHBA, sfidat dhe momentet e lumtura.

Një prej tyre që ajo kishte zgjedhur ta ndante me publikun në një rrëfim për gazetën “Koha Jonë” vite më parë, ishte pikërisht njohja dhe historia e dashurisë me ish-bashkëshortin e saj amerikan, me emrin Robert, me të cilin ka sjellë në jetë një djalë.

parashqevi simaku shba

Lini një Përgjigje