TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Maj 2024, 09:56

“Kam prova që 8 banorë janë takuar dhe kanë bërë skema”, Lisi lëshon ‘bombën’ një javë para finales së BBV3 (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Kam prova që 8 banorë janë takuar dhe kanë

I ftuar në PPP, Elvis Myrtaj dha një detaj ‘tronditës’, duke aluduar se 8 banorë të Big Brother janë takuar para se të futeshin në shtëpinë e famshme dhe kanë ‘komplotuar’ me njëri-tjetrin

Lisi: E di, se ju nuk e keni kuptuar se është fundi, por, nja 8-9 vetë aty kanë hyrë me skemë dhe janë të përfshirë në këtë skemë

Anja: Si me skemë dhe kush janë këta?

Lisi: Do t'i vijë koha dhe do t'i them, çfarë do ekskluzive nga unë ti?!

Anja: Që do zihen me njëri-tjetrin? Se vetëm sherr kemi parë aty

Lisi: Me skema që janë takuar me njëri-tjetrin, me skema që do i bëjnë 'delete' personazheve të caktuara aty, me skemën që do krijonin situata të stisura, siç ka ndodhur rëndom dhe janë 8 personazhe. Të paktën 8 personazhe kam zbuluar unë që kam kamerat e sigurisë ku janë takuar, 3-4 ditë para Big Brotherit

Anja: Çfarë do të thotë të jesh gazetar i kronikës së zezë

Lisi: Është fakt ky dhe unë do e vërtetoj. Kam unë provat e mia që janë takuar disa herë, që kanë bërë skema, si do luajnë, që do bënin 'delete' disa njerëz aty, apo i anashkalonin. Se është e vështirë edhe kjo pjesë. Se ata e kanë quajtur lojë, por nuk është lojë. Aty ha bukë vaj e kripë e mbijeton. Ndaj them që u përfshiva me Romeon, sepse ai aty ka qenë më njerëzori dhe tani e meriton ta fitojë, sepse ishte më njerëzori.

Anja: Mbase këtë strategji ka zgjedhur Romeo

Lisi: Bravo i qoftë!

(min. 8.11 deri 10: 57)

elvis myrtaj ppp e verteta

Lini një Përgjigje