TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Korrik 2026, 20:36

Të rinjtë "përcjellin" politikisht Ramën, hallvë para Kryeministrisë në ditën e 40-të të protestës!

Shkruar nga Pamfleti
Të rinjtë "përcjellin" politikisht Ramën,
Të rinjtë me hallvë para Kryeministrisë

Protestuesit marshuan drejt godinës së Kryeministrisë me pjata hallve, duke i vendosur para institucionit si një akt simbolik.

Protesta masive kundër qeverisë ka shënuar sot ditën e saj të 40-të radhazi, duke dëshmuar një qëndresë të jashtëzakonshme qytetare.

Mesazhet politike dhe revolta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” sot kanë marrë një nuancë të fortë ironie dhe simbolike nga të rinjtë protestues.

Një grup të rinjsh kanë marshuar drejt godinës së Kryeministrisë duke mbajtur në duar pjata me hallvë, të cilat i kanë vendosur përpara institucionit kryesor të qeverisë.

Sipas traditës, kjo simbolikë lidhet drejtpërdrejt me ceremonitë mortore, dhe përmes këtij akti, rinia protestuese ka dashur të përcjellë mesazhin e “vdekjes së frikës” dhe fundit të kabinetit të Edi Ramës.

 

protesta

Lini një Përgjigje