TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Korrik 2023, 13:00

Kate Winslet rrëfen për dublat e sikletshme me DiCaprio: Duhet të luanim skena erotike në sy të bashkëshortit tim

Shkruar nga Pamfleti

Kate Winslet rrëfen për dublat e sikletshme me DiCaprio: Duhet të

Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio përveç filmave të përbashkët njihen dhe për miqësinë e ngushtë me njëri- tjetrin.

Kate ka folur në një intervistë mbi rolet që ka pasur së bashku me Leonardo DiCaprio-n, të cilëve shpesh u është dashur të luajnë dhe skena erotike. Ajo është shprehur se miqësia e tyre ishte ndihmë për të luajtur skenat intime në mënyrë perfekte, por njëkohësisht ishte dhe e sikletshme për të.

Një nga momentet më të sikletshme që ka veçuar aktorja ishte në një film të drejtuar nga bashkëshorti i saj aso kohe, në vitin 2018, Sam Mendes. Në këtë film ajo duhej të realizonte skena erotike me DiCaprion para syve të bashkëshortit të saj.

“Por ishte diçka që u realizua me sukses dhe shkoi shumë mirë”, u shpreh Kate.

“Edhe për DiCaprio-n ishte e sikletshme, por ai mendon që miqësia mes nesh ka ndihmuar që të sillnin për publikun skena të fuqishme emocionale”- tha ajo.

Të dy aktorët fillimisht luajtën së bashku si Jack dhe Rose në filmin “Titanic” të vitit 1997 dhe më vonë si burrë e grua në filmin “Revolutionary Road” të vitit 2008.

kate winslet leonardo dicaprio skena erotike

Lini një Përgjigje