TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 9 Prill 2026, 08:02

Këngëtarja Zajmina Vasjari bën publike për herë të parë imazhet e fëmijëve të saj (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Këngëtarja Zajmina Vasjari bën publike për herë të

Prej disa vitesh, Zajmina Vasjari është distancuar nga muzika, duke u fokusuar kryesisht te familja dhe rritja e fëmijëve.

E njohur për diskrecionin në raport me jetën private, ajo ka qenë e rezervuar në publikimin e momenteve familjare.

Së fundmi, këngëtarja ka zgjedhur të ndajë për herë të parë pamje ku duken qartë fëmijët e saj, përmes një videoje të publikuar në Instastory, e cila ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Në video shfaqen vajza dhe djali i saj, ndërsa pamjet janë shoqëruar me mbishkrimin “Sheqerat e mamit”, duke reflektuar lidhjen e ngushtë dhe përkushtimin e saj ndaj familjes.

Këngëtarja Zajmina Vasjari bën publike për herë tëKëngëtarja Zajmina Vasjari bën publike për herë të

Lini një Përgjigje