TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Korrik 2023, 10:52

Kërcënohet Krist Aliaj: Do të të bëj varrin po vajte opinionist në BBV3

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënohet Krist Aliaj: Do të të bëj varrin po vajte

Krist Dragot Aliaj është ish-banori i “Big Brother Vip 2”, i cili doli i dyti në garë. Pas përfundimit të rrugëtimit, ai i është rikthyer jetës normale dhe angazhimeve në televizion.

Si çdo personazh, edhe ai ka krijuar ndjekësit që e duan dhe ata që nuk e duan. E këta të fundit, kanë arritur deri në kërcënime.

“Do të bëj varrin po vajte opinionist në BBV3. Nuk do të gjenden as kockat”- është mesazhi që i është dërguar Kristit në rrjetet sociale.

Por, mesa duket ai e ka marrë me sportivitet mesazhin, duke shkruar: Si t’ia bëjmë tani, opozita është e fortë.

Ndërkohë, lidhur me vendin e opinionistit në “BBV” është përfolur edhe Luiz Ejlli, por ende asgjë nuk është konfirmuar.

 

krist aliaj kercenim

Lini një Përgjigje