TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 4 Mars 2026, 15:03

Kërkoi lirimin nga burgu, P.Diddyt i ulet vetëm një muaj e gjysmë nga dënimi

Shkruar nga Pamfleti
Kërkoi lirimin nga burgu, P.Diddyt i ulet vetëm një muaj e
Kërkoi lirimin nga burgu, P.Diddyt i ulet vetëm një muaj e gjysmë nga dënimi

Reperi problematik P.Diddy, pritet të lirohet nga burgu rreth një muaj e gjysmë më herët nga sa ishte parashikuar fillimisht, ndërsa vijon përpjekjet për të kundërshtuar dënimin e tij katërvjeçar.

Sipas raportimeve, data e re e lirimit është shtyrë nga 4 qershori 2028 në 25 prill 2028, pas përfshirjes së tij në një program rehabilitimi për persona me probleme me drogën. Pjesëmarrja në programe të tilla shpesh merret në konsideratë nga autoritetet federale si faktor lehtësues për reduktim të pjesshëm të dënimit.

Zyra e përfaqësuesit të Combs ka deklaruar se artisti ka marrë pjesë me seriozitet në program dhe është i përkushtuar ndaj ndryshimeve pozitive në jetën e tij. “Ai po punon për të përmirësuar veten dhe për të ndjekur një rrugë të re,” është shprehur përfaqësuesi i tij, duke theksuar angazhimin për rehabilitim dhe zhvillim personal.

Aktualisht, Combs po vuan dënimin në Federal Prison Fort Dix, një institucion federal në New Jersey. Kjo nuk është hera e parë që data e lirimit të tij ndryshohet. Më herët, ajo ishte shtyrë për shkak të pretendimeve për shkelje të rregullave të burgut, përfshirë konsumim të alkoolit dhe kryerje të thirrjeve të paautorizuara. Përfaqësuesi i tij i ka mohuar këto shkelje, duke sqaruar se një nga telefonatat e përmendura ishte e mbrojtur nga parimi i sekretit avokat–klient.

Në të njëjtën kohë, reperi ka apeluar kundër vendimit gjyqësor, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm, uljen ose anulimin e dënimit. Në argumentet e paraqitura, ai pretendon se provat kundër tij nuk janë të mjaftueshme dhe se vendimi cenon të drejtat e tij kushtetuese.

Combs u arrestua në shtator 2024 për akuza të rënda që përfshinin trafikim njerëzish për shfrytëzim seksual, mashtrim dhe transport për prostitucion. Çështja e tij ka tërhequr vëmendje të gjerë mediatike, duke ndezur debate të shumta në industrinë e muzikës dhe opinionin publik mbi përgjegjësinë ligjore të figurave të njohura.

p.diddy ulje denimi

Lini një Përgjigje