TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Tetor 2023, 10:57

Khloe Kardashian vishet në argjend nga stilistja shqiptare Lena Berisha

Shkruar nga Pamfleti

Khloe Kardashian vishet në argjend nga stilistja shqiptare Lena Berisha

Khloe Kardashian i la të gjithë pa fjalë në dasmën e shoqes së saj të ngushtë, Stephanie Shepherd dhe Larry Jackson, që u mbajt në qershor.

Në fotot e reja të shpërndara në Instagram të mërkurën, 39-vjeçarja shkëlqente me një fustan mahnitës të argjendtë nga stilistja shqiptare, Lena Berisha.

Khloe qëndronte në taka argjendi të larta dhe kishte lënë flokët e saj biond të kapura topuz me disa fije të lëshuara sipër fytyrës.

Ajo vendosi diamant dhe perla në qafë, një palë vathë diamanti dhe mbante një byzylyk gjithashtu me diamant në njërën dorë.

Khloe ndau fotot e saj magjepsëse në Instagram me mbishkrimin: “Dasma e Steph dhe Larry”.

Ylli i showbizit ishte pjesë e ceremonisë me motrën e saj, Kim Kardashian, nënën Kris Jenner dhe mikeshën Hailey Bieber.

Khloe Kardashian vishet në argjend nga stilistja shqiptare Lena Berisha Khloe Kardashian vishet në argjend nga stilistja shqiptare Lena Berisha Khloe Kardashian vishet në argjend nga stilistja shqiptare Lena Berisha

khloe kardashian lena berisha

Lini një Përgjigje