Showbiz25 Shkurt 2023, 16:23

Komentet e Luizit për Eva Alikajn, reagojnë të afërmit e aktores: Ajo nuk është aty për të të bërë fresk ty

Shkruar nga Pamfleti

Komentet e Luizit për Eva Alikajn, reagojnë të afërmit e

Në një diskutim me banorët, Luiz Ejlli i ka thënë me bindje se aktorja Eva Alikaj nuk do të qëndrojë gjatë në shtëpi dhe për këtë gjë do të sigurohet vetë ai.

“Unë do i vë rrobat mbi të tuat”, tha Eva. Më tha “do ma japësh gjysmën”. I thashë “pse ke marrë kaq shumë rroba?”. Tha: “E kam llogaritur të rri dy muaj këtu.” I thashë: “Ti nuk i bën as dy javë, do të të bë nder, nuk do të të lë ti hapësh të gjitha valixhet”- tha Luizi teksa po iu tregonte bisedën e tij me Evën banorëve të tjerë.

Por një reagim ka ardhur edhe nga miqtë ose familjarët e aktores, më saktë nga personi që menaxhon llogarinë e saj në Instagram.

“Sepse Eva nuk i futet një projekti për të dështuar, apo për të të bërë ty fresk Luiz Ejlli. Pak rëndësi ka se çfarë ndodh rrugës, e rëndësishme është të përgatitemi për më të mirën, jo më të keqen.”,shkruhet në llogarinë e aktores.

bbvip eva alikaj luiz ejlli