TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Shtator 2025, 12:48

Kongresmenia amerikane ‘perfshihet’ nga vallet tradicionale, vallëzon bashkë me fëmijët shqiptarë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kongresmenia amerikane ‘perfshihet’ nga vallet tradicionale,

Komuniteti shqiptar në New York, u nderua me praninë e kongresmenes amerikane, Alexandria Ocasio-Cortez (e njohur si AOC).

Në platformën ‘X’ është postuar një video ku shihet AOC duke vallëzuar së bashku me fëmijë të veshur me kostume tradicionale shqiptare, duke u bërë pjesë e një valleje tipike shqiptare.

Pamjet, të shpërndara në rrjete sociale, kanë marrë vëmendjen e publikut dhe janë pritur me shumë entuziazëm nga shqiptarët e Amerikës dhe më gjerë. Në video shihet Ocasio-Cortez, e thjeshtë dhe e buzëqeshur, duke i ndjekur hapat e fëmijëve shqiptarë, teksa flamuri i Shqipërisë dhe ai amerikan valëviten krah për krah në sfond.

Vetë ajo shkruan: Kalova shkëlqyeshëm duke festuar me komunitetin tonë shqiptar dhe kosovar…!

Ky gjest simbolik është përjetuar si një shenjë respekti për kulturën shqiptare dhe për kontributin e diasporës në SHBA. Për komunitetin shqiptar në New York, prezenca e një figure të tillë të rëndësishme politike është një vlerësim i veçantë dhe një urë që lidh traditën shqiptare me realitetin amerikan.

Në rrjetet sociale, shumë shqiptarë kanë falënderuar AOC për përfshirjen e saj dhe për mënyrën si e ka nderuar kulturën e tyre. Shumë komente e përshkruan videon si një moment krenarie për diasporën, ku fëmijët, përmes valleve dhe veshjeve tradicionale, i rikujtuan Amerikës se trashëgimia shqiptare vazhdon të ruhet e gjallë edhe për brezat e rinj.

Kjo ngjarje tregon edhe njëherë rolin e fortë që shqiptarët kanë në jetën shoqërore dhe kulturore në SHBA, si dhe lidhjen e tyre të ngushtë me traditat, pavarësisht largësisë nga atdheu. 

kongresmene amerikane komuniteti shqiptar new york

Lini një Përgjigje