TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Shtator 2025, 21:50

Përndiqte moderatororen, arrestohet mjeku psikiatër në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Përndiqte moderatororen, arrestohet mjeku psikiatër në

Behar Kamberi, një mjek psikiatër nga Kosova, është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet për përndjekje ndaj moderatores së njohur sportive Albana Bejko.

Sipas policisë, mjeku 42-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka përndjekur një 28-vjeçare duke u shfaqur disa herë pranë banesës së saj.

Kamberi ndodhet në qelinë e burgut “Mine Peza”, pasi u kap nga efektivët e policisë, ndërsa moderatorja kishte planifikuar skenën, duke e ftuar në një takim në një zonë të Tiranës.

Sapo Kamberi është paraqitur në vendin e takimit, ai është arrestuar nga oficerët e Komisariatit Nr. 2 të Tiranës, ku ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të përndjekjes, ndërsa hetimet janë në vijim.

1 Komente

  1. f
    five company

    Nga komenti, vura re se z. Kamberi eshte psikiater. Ne editorial, nuk behen te ditura shkaqet e perndjekjes dhe lexuesit i lihen disa opsione per te aluduar. Psh. Jeta ne Shqiperi dhe kudo gjetke eshte bere stresuese, shume nga qytetaret mund te vuajne nga psikoza, panik, klaustrofobi ose lloje te ndryshme fobish kur trurit dhe mendjes tone i ofrohen gjate gjithe kohes pamje ne ndryshim te vazhdueshem dhe pa nderprerje...Zakonisht me te prekurit jane te ashtuquajturit VIP te artit dhe te televizionit, ku imagjinata dhe " frymezimi i tyre" artistik goditet panderprerje duke ianashjaluar fobine dhe duke i zhvendosur ne nje hapesire shterpe per imagjinate. Pra pyetja qendron, nese vizitat tek psikiatri ishin ne kuadrin " une jam VIP, dhe nuk e paguaj viziten??" ose tarifa e voneses ne seancat e vizites per halucinacionet qe vijne nga shterpesia e gjykimit dhe frymezimit, mund te ndikonin tek mjeku psikiater qe nuk ka hapur nhe klinike charity, por nje klinike trajtimi me pagese te percaktuar. Nese mjeku do ti ishte drejtuar ligjit pagesa per seancen e vizites do te ishte e vonuar dhe mjeku zgjodhi nje menyre " psikiatrike" te mbledhjes se tarifes dhe pageses. Ka shume opsione per te diskutuar aresyen, por te gjitha rrorullohen rreth " menyres psikiatrike" te zgjidhjes se problemit.

    Lini një Përgjigje