TAGS-AT E JAVËS

Showbiz10 Mars 2026, 13:33

Krejt e kundërta e mamasë/ Si duket tani Evita, vajza 15-vjeçare e Elsa Lilës? (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Krejt e kundërta e mamasë/ Si duket tani Evita, vajza

Vajza e artistes së njohur Elsa Lila, Evita Soncini, ka nisur të tërheqë gjithnjë e më shumë vëmendje në rrjetet sociale, duke u shfaqur si një emër i ri në botën e modës.

15-vjeçarja ka hapur profilin e saj në Instagram dhe në postimet e fundit prezantohet si pjesë e një agjencie modelesh, duke sinjalizuar kështu hapat e parë në industrinë e modës. Pamja dhe stili i saj kanë marrë shumë komente nga ndjekësit, të cilët vënë në dukje edhe ngjashmërinë e madhe me nënën e saj.

Për shumë vite, këngëtarja Elsa Lila ka zgjedhur ta mbajë vajzën larg vëmendjes mediatike, duke ndarë shumë pak momente të saj me publikun. Megjithatë, duket se tashmë Evita po ndërton gradualisht praninë e saj publike dhe po eksploron mundësitë në botën e modës.

Me paraqitjen e saj të parë në këtë fushë, ajo shihet si një nga fytyrat e reja që po tentojnë të krijojnë identitetin e tyre në rrjetet sociale dhe në industrinë e modelingut.

Evita duket krejt e kundërta e nënës së saj, duke patur tipare të çelëta: me flokë biond dhe sy të kaltër.

Krejt e kundërta e mamasë/ Si duket tani Evita, vajza Krejt e kundërta e mamasë/ Si duket tani Evita, vajza

evita soncini elsa lila

Lini një Përgjigje