TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Maj 2023, 10:18

Kriset marrëdhënia mes Noizyt e Stresit, ‘molla e sherrit’ është Luizi apo politika?

Shkruar nga Pamfleti

Kriset marrëdhënia mes Noizyt e Stresit, ‘molla e sherrit’

Rreth dy vite më parë, Stresi dhe Noizy bënë paqe, gjë që dukej një ‘mision i pamundur’.

Që nga ajo kohë,  ata kanë qenë të pandarë e madje kanë zbuluar se shumë shpejt do nisin bashkëpunimet. Mirëpo, një lëvizje e papritur ka ndodhur në mediat sociale të dy reperëve. Ata nuk ndiqen më në Instagram, teksa edhe videon e këngës e kanë fshirë nga profilet e tyre.

Dyshohet se ‘molla e sherrit’ të ri mes reperëve, mund të jetë Luiz Ejlli.

Pas daljes së Luizit nga shtëpia e famshme, Noizy ishte i pari këngëtar që u pa pranë tij e madje performoi edhe në një koncert. Noizy këtë fushatë për zgjedhjet vendore u deklarua pro Lali Erit.

Nga ana tjetër, kur Luizi delaroi votën e tij për Benet Becin, nuk mungoi një reagim nga Stresi i cili prej një jete është me bindje politike të djathë.

“Berishian deri në vdekje, besnik deri në fund të idealeve dhe bindjeve të mia personale. Është shumë e thjeshtë të shitesh në ditët e sotit”, shkruan Stresi, krahas një fotoje të shkrepur në vitin 1997, ku Stresi shihet krah Berishës.

Nuk dihet nëse ka ndodhur ndonjë mosmarrëveshje vërtetë mes reperëve, apo është një lojë e tyre për ta bërë më emocionuese pritjen e publikimit të projektit të ri. Megjithatë, më shumë se Luizi, duket se politika ka qenë ‘molla e vërtetë e sherrit’.

Kriset marrëdhënia mes Noizyt e Stresit, ‘molla e sherrit’

noizy stresi luizi politika

Lini një Përgjigje