TAGS-AT E JAVËS

Showbiz29 Shtator 2025, 09:43

Krist Aliaj i sinqertë: Nuk më pëlqen muzika e Luiz Ejllit

Shkruar nga Pamfleti

Krist Aliaj i sinqertë: Nuk më pëlqen muzika e Luiz Ejllit

Kristi Aliaj u pyet në ‘Andale’ për muzikën që ka zgjedhur të bëjë Luiz Ejlli, por ish-banori i Big Brother tha se nuk i pëlqen aspak zhanri i tij muzikor.

“Mua nuk më pëlqejnë zhanret që bën Luizi. Në një ambient tjetër folëm të njëjtën gjë. Më vjen keq sepse ka gjithë atë hapësirë të bëjë këngë, studio e gjëra. Duan të shajnë, shajnë sa më shumë,”- u shpreh Kristi gjatë intervistës.

Deklarata e tij u pa nga shumë si një vazhdim i rivalitetit të dikurshëm mes tyre, që nisi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Pavarësisht këtij kriticizmi, Kristi u tregua i kujdesshëm të theksonte se çdo artist ka stilin e vet dhe është i lirë të ndjekë rrugën muzikore që dëshiron.

“Secili ka stilin e vet, ka të drejtë të bëjë atë që ndjen. Unë thjesht nuk jam dakord me zhanret që ai zgjedh,” – shtoi ish banori i ‘BBVA’.

Kujtojmë se në atë edicion të dytë të “Big Brother VIP Albania”, këngëtari Luiz Ejlli arriti të fitonte jo vetëm zemrat e publikut, por edhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Ai vijoi karrierën në muzikë, ndërsa Kristi ka qenë më i stepur nga televizioni.

krist aliaj luiz ejlli

Lini një Përgjigje