TAGS-AT E JAVËS

Showbiz28 Shtator 2025, 15:00

U martua dhe u bë nënë ‘pa zhurmë’, Samanta Karavella na prezanton vjehrrën

Shkruar nga Pamfleti

U martua dhe u bë nënë ‘pa zhurmë’, Samanta

Samanta Karavello, e cila prej vitesh jeton në SHBA, është përpjekur shumë që ta mbajë sa më larg publikut jetën e saj private. Ajo u martua dhe u bë nënë fare ‘pa zhurmë’ dhe fare pak dihej për familjen e saj të re.

Për herë të parë, këngëtarja ka prezantuar vjehrrën e saj, duke ndarë një foto ku shfaqen së bashku në makinë, të buzëqeshura.

Krahas imazhit, ajo shkruan: “Më lejoni t’ju prezantoj me vjehrrën time të bukur”, një detaj që menjëherë mori vëmendjen e fansave dhe u komentua gjerësisht.

Samanta prej kohësh i ka dhënë prioritet familjes së saj, duke e ndarë karrierën mes muzikës dhe jetës së qetë në Amerikë bashkë me bashkëshortin dhe vajzën e saj të vogël.

U martua dhe u bë nënë ‘pa zhurmë’, Samanta

samanta karavella vjehrra

Lini një Përgjigje