Showbiz22 Maj 2023, 09:29

Krist Aliaj: Zhak, ti më favorizoje se të ka ngelur fiksim puthja me mua, me Zazën ka mbaruar

Shkruar nga Pamfleti

Krist Aliaj: Zhak, ti më favorizoje se të ka ngelur fiksim puthja me

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhduar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në kujtesën e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.

Krist Aliaj ishte i ftuar në rubrikën “Dielli apo Hëna” tek “E Diell” dhe ka zbuluar shumë të reja rreth jetës së tij pas “BBV2”, marrëdhëniet me ish-banorët etj. Gjatë një loje, ku Kristi duhet të fitonte pikë duhet të bënte një deklaratë se opinionistja e “BBV2” Zhaklin Lekatari reagonte në mbrojtje të tij për shkak se i ka mbetur fiksim puthja me të. Duke i kërkuar falje paraprakisht dhe duke cituar se i duhet pikë për lojën, Kristi e ka pranuar këtë, duke thënë: Zhak do më falësh, por ti më ke favorizuar se doje të të puthja dhe ta çoje më tutje…

Gjatë rubrikës Kristi është pyetur edhe për ish të dashurën e tij, Zazën se si ka qenë e vërteta dhe nëse ka kontaktuar me të pas daljes nga “BBV2”.

Ai u shpreh se është mbyllur muhabeti me Zazën dhe nuk ka folur më me të edhe pasi ka dalë nga shtëpia e “Big Brother”.

Nevina Shtylla: Na zbulo të vërtetën e këtij raporti një herë e mirë dhe nëse ke kontaktuar me të pas daljes nga shtëpia e “Big Brother” apo jo?

Kristi: Jo është mbyllur, ka mbaruar.

Nevina Shtylla: Keni kontaktuar?

Kristi: Fare.

Nevina Shtylla: As nëpërmjet ndonjë personi të afërt?

Kristi: Asgjë.

Nevina Shtylla: Na shpjego si qëndron i gjithë misteri.

Kristi: S’ka mister, e bëni ju mister.

Nevina Shtylla: Ne duam të dimë, jemi kuriozë.

Nevina Shtylla: Na zbulo çfarë e kishe?

Krisit: E kisha të dashur.

Nevina Shtylla: Pse u mërzit aq shumë, i kishit lënë gjërat pezull?

Kristi: Jo, ishte tjetër gjë, ishte e komplikuar situata, por ka mbaruar, s’ka mistere, ka mbaruar.

krist aliaj zaza zhaklin lekatari