TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Shtator 2024, 11:14

Ku ka zë, nuk është pa gjë/ Olsi Bylyku për pushime me Denada Lurën

Shkruar nga Pamfleti

Ku ka zë, nuk është pa gjë/ Olsi Bylyku për pushime me

Olsi Bylyku konfirmoi romancën e tij të re të dashurisë, me anë të këngës ‘Amla’. Këngëtari postoi një foto krah vajzës misterioze, të cilën e uroi për ditëlindje, por u kujdes që të mos t’i zbulojë imazhin duke e bërë me blur fytyrën e saj.

Së fundmi vetë artisti ka bërë një tjetër postim, i cili ka ngacmuar akoma më shumë kureshtjen e ndjekësve rreth identitetit të të dashurës së tij.

Çifti siç duket janë duke shijuar disa ditë pushimi në Jugun e Shqipërisë. Në imazhin e postuar ata shfaqen ulur pranë njëri tjetrit duke shijuar bregdetin gjatë mbrëmjes.

Aktori nuk ia ka zbuluar identitetin partneres së tij, por i drejtohet me ‘Amla,’ po ashtu siç titullohet kënga e fundit që Bylyku ka publikuar.

Ai është shprehur se këngën ia ka dedikuar vajzës, që i ka ndenjur pranë në vitin më të vështire të jetës së tij.

Aludohet se biondja misterioze në krahët e aktorit të humorit mund të jetë Denada Lura, gazetarja me të cilën Olsi u përfol para disa kohësh se ishte në një lidhje dashurie. Mirëpo akoma nuk kemi një konfirmim për këtë nga aktori. Denada e ka mbyllur rrjetin e saj Instagram në momentin kur mediat ‘zienin’ se dy personazhet ishin në një romancë dashurie.

Kujtojmë që një vit më para Olsi Bylyku i dha fund lidhjes disa vjeçare me këngëtaren Egli Tako.

Gjatë kohës që kanë qenë bashkë çifti është shprehur se kanë pasur shumë keqkuptime dhe shume toksicitet në marrëdhënien e tyre.

Ku ka zë, nuk është pa gjë/ Olsi Bylyku për pushime me Ku ka zë, nuk është pa gjë/ Olsi Bylyku për pushime me

ols bylyku pushime denada lura

Lini një Përgjigje