
Ola Bruko pak ditë më parë ka bërë publike lidhjen e saj me këngëtarin Endri Prifti, lidhje për të cilën Pamfleti shkroi shumë më herët dhe mori mbrapsht nga Ola një poezi të Agollit, ku tregonte se ‘floriri kishte mbetur flori’, pavarësisht baltës së hedhur. Ja që rezultoi se ‘floriri’-t i doli vetëm e vërteta dhe nuk kishte vend për baltë.
Gjithsesi, pas deklarimit ‘në shesh të burrave’ të lidhjes me Endrin, nuk mund të mungonin komentet e shumta, të atyre që i përgëzonin por edhe e kritikonin.
Gazetarja së fundmi ka bërë publik një mesazh të një ndjekësi që si duket nuk qenka shumë dakord për lidhjen e re të gazetares.
“Degjenerimi po merr përmasa të mëdha në shoqërinë tonë. Ky është turp i turpit që po arrin kulmin. Shkatërrojnë familjen për një tjetër, fëmijët rriten jetimë rrugëve me nënë dhe nana gjallë. Zoti i udhëzoftë”, thuhet në mesazh.
E ndaj këtij mesazhi ka reaguar edhe gazetarja, e cila thotë se nuk i intereson se çfarë thonë të tjerët për të, por që paralajmëron që nuk do të lejojë askënd të flasë për fëmijët e saj dhe kush e bën do të përballet më të në gjykatë.
“Ky që shikoni këtu është një nga komentet e poshtra që shkruhen lart e poshtë!
E kam thënë edhe më parë se në moshën që jam, nuk më intereson shumë se çfarë thonë njerëzit për mua. E di mirë që disa të duan e shumica të urrejnë, por edhe ata që nuk kanë asnjërën nga këto ndjenja, parapëlqejnë të të bëjnë gjyqin në publik nga pellgu i tyre i mëkateve të mëdha, se ndoshta kjo i bën të ndjehen më pak fajtorë.
Të ishte për veten, as do e merrja mundimin të reagoja, por kur bëhet fjalë për fëmijët e mi mund t’u nxjerr sytë të gjithëve për idiotësirat që flisni duke i futur edhe ata në vorbullen e keqdasheësisë tuaj.
Juve që ju intereson kaq shumë jeta private e një njeriu si unë që e njihni vetëm nga ekrani e nuk e keni as në familje, as në farefis e as në shoqëri, që duhet ta kishit komentuar vetëm për punën e saj e për asgjë tjetër, po ju sqaroj një herë e mirë, se çfarë ndodhi me familjen time nuk kam ndermend t’jua them juve!
Unë dhe ish-bashkeshorti im kemi sot një marrëdhënie normale dhe kemi qenë dhe do jemi derisa të kemi frymë për fëmijët tanë. Ata janë jeta jonë! Mos guxoni më të përmendni dhe të merreni me fëmijët, sepse secili nga ju do përballet me ne në gjykatë!

Lini një Përgjigje