TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Shtator 2023, 10:52

Kujt i shkonte në mendje?! Keisi prezanton të ëmën dhe ajo është një ‘yll’

Shkruar nga Pamfleti

Kujt i shkonte në mendje?! Keisi prezanton të ëmën dhe ajo

Keisi Medini ka postuar si rrallëherë një video me të ëmën. Ajo ka publikuar një postim në Instastory ku shihet me nënën e saj në makinë.

Kështu, Keisi na zbuloi edhe nga e ka marrë gjithë këtë bukuri pasi nëna e saj duket një yll.

Para pak javëve, këngëtarja tha në një intervistë se marrëdhënien me Sabianin e ka shumë të ngushtë, ashtu edhe me të ëmën por kjo e fundit nuk dëshiron të bëhet pjesë botës së showbizit, dhe për këtë arsye ajo nuk flet shumë për të.

“Marrëdhënia me mamin është e njëjtë si ajo me Sabianin, por thjesht duke qenë se nuk është pjesë e botës së televizionit kam dashur ta lë si mënjanë, pasi nuk ka qejf që të dalë nëpër portale. E lë mënjanë, pasi dua që ajo të ketë qetësinë e saj, e kam si motër. Jam rritur me dashuri shumë të madhe, babi dhe mami janë 24 orë pas meje.”

Lidhur me raportin që mban Sabiani me nënën e saj, Keisi tha se këta të fundit gëzojnë shumë respekt për njëri-tjetrin.

“Normal që mami dhe babi takohen, kanë një marrëdhënie shumë të mirë, si rrallë herë ndodh në Shqipëri. Kanë respekt për njëri-tjetrin e kanë pasur gjithmonë, ai është një baba perfekt, kujdeset dhe për mamin tim. Është një kryefamiljar perfekt.”

keisi mamaja

Lini një Përgjigje