
Datëlindja e 39-të e Ledri Vulajt nuk kaloi pa u vënë re. Kjo, pasi reperi është bërë me veturë të re luksoze, të tipit Ferrari.
Përmes postimeve në rrjete sociale, artisti ka ndarë momentin e veçantë nga kjo ditë, ndërsa Ferrari ka tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithëve.
Por ajo që e bëri postimin edhe më misterioz, ishte një detaj që Ledri zgjodhi të mos e sqarojë: dhurata mbetet anonime. Në mbishkrimin e videos, la të kuptohet se Ferrari nuk është blerë nga vetë ai, por është një dhuratë për ditëlindje.
Menjëherë, ndjekësit nisën të spekulojnë në komente se nga kush mund të jetë bërë dhurata dhe emri më i spikatur ishte ai i Xhensila Myrtezajt.
Gjithsesi kjo mund të jetë edhe një mënyrë e mirë marketingu për vetë agjensinë e makinave, të cilët kanë treguar Ferrarin e shtrenjtë.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje