
Prej disa javësh, rrjetet sociale janë ndezur nga aludimet për një ndarje mes Shpat Kasapit dhe partneres së tij, Selvije Jao. Por kjo, jo rastësisht dhe fare kot. Ishte vetë Selvija që shkruante se do largohej nga Tirana, duke marrë me vete vetëm djalin, por jo Shpatin.
Por, i ftuar në emisionin “Kosova Live”, Shpati tha se nuk bëhet fjalë për ndarje, por për një ‘krisje’ në marrëdhënien e tyre.
Ai theksoi se Selvija është një person shumë emocional dhe shpesh zgjedh t’i shprehë ndjesitë përmes postimeve në rrjet, çka sipas tij, ka ngjallur keqkuptime.
Por duket se Selvija nuk e ka përtypur lehtë deklaratën. Me një postim të shkurtër, por shumë domethënës në InstaStory, ajo shkroi:
“Sa prej jush ia keni ruajtur dikujt reputacionin, vetëm duke mos treguar anën tuaj të historisë?”
Mesazhi u interpretua gjerësisht si një ‘thumb’ ndaj Shpatit, duke lënë të kuptohet se ajo mban brenda vetes një version tjetër të ngjarjeve, një histori që, nëse do të ndahej, mund të ndryshonte gjithë panoramën.
Shpati sqaroi nw intervistw se asnjë ndryshim nuk ka ndodhur në jetën e tij personale dhe se si çdo çift tjetër, ata kanë edhe mosmarrëveshje të vogla. “Nuk jemi ndarë. Si çdo çift kemi zënkat tona, por kjo është krejt normale,” shpjegoi ai.
Kur u pyet për origjinën e këtyre spekulimeve, Kasapi u shpreh me qetësi: “Nuk e di… vërtet nuk e di nga dolën.”
Lini një Përgjigje