TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Prill 2023, 12:09

Lajmi për arrestimin e tij u përhap me shpejtësi, në Instagramin e Valdrin Sahitit dalin foto nga Dubai

Shkruar nga Pamfleti

Lajmi për arrestimin e tij u përhap me shpejtësi, në

Lajmi se “Valdrin Sahiti është arrestuar në aerportin e Turqisë, pasi u kap me drogë” bëri xhiron e mediave rozë në një kohë rekord.

Mediat kosovare raportuan më herët se stilisti shfrytëzoi statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke, ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit i është gjetur drogë.

Nga ana tjetër, në profilin e Instagramit të Sahitit shohim postime të cilat tregojnë stilistin në Dubai, për eventin e modës.

Stilisti ka publikuar disa foto e video nga Dubai ku e kemi parë shpeshherë edhe më parë. Por, sa i dyshimtë është lajmi për arrestim, aq të dyshimta janë edhe postimet e tij në Instagram. Pasi fotot mund të jenë bërë kohë më parë dhe dikush tjetër, në vend të Valdrinit, mund të jetë duke përdorur rrjetin e tij social.

E udhës do ishte që stilisti i famshëm të hynte live në rrjetet sociale dhe të sqaronte lajmin e arrestimit të tij. /Pamfleti

 

Lajmi për arrestimin e tij u përhap me shpejtësi, në Lajmi për arrestimin e tij u përhap me shpejtësi, në

valdrin sahiti dubai

Lini një Përgjigje