Showbiz 5 Tetor 2023, 10:24

Lorenc Hasrama zyrtarizon lidhjen me dentisten: Ajo e ka një unazë në gisht

Shkruar nga Pamfleti

Lorenc Hasrama zyrtarizon lidhjen me dentisten: Ajo e ka një unazë

Pak kohë më parë u mësua se e dashura e Lorenc Hasramës quhet Rajna Duzha dhe është me profeson dentiste.

Edhe vetë këngëtari ka publikuar foto me partneren, por gjithmonë ka qenë i rezervuar në detaje.

Së fundmi ka bërë një përjashtim dhe në intervistën e fundit pranoi se marrëdhënia me partneren e tij është mjaft serioze dhe madje ajo ka dhe një unazë, duke nënkuptuar se ata e kanë zyrtarizuar lidhjen në një fejesë.

“E ka një unazë në gisht. S’ka plane për dasmë tani. Ajo thotë që është fansja ime më e madhe. Nëse kemi një problem, është ky: sa herë dëgjon një këngë timen, unë e ndërroj direkt. Unë nuk i dëgjoj këngët e mia. Kur doli “Hëna” ma dha direkt atë ndjesinë, tani nuk e dëgjoj.”-tha ai në “Wake Up”.

lorenc hasrama fejese