TAGS-AT E JAVËS

Showbiz29 Korrik 2025, 15:44

Lori dhe Don Xhon i ‘përgjigjen’ Jozit me vallëzim: Ki me e pa! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Lori dhe Don Xhon i ‘përgjigjen’ Jozit me vallëzim: Ki me

Pas komenteve të Jozit se Loredana po del me shoqëri të keqe dhe nuk është më ajo ‘e para’, si dhe ‘kunjave’ në distancë mes tij dhe Don Xhonit, në rrjet është hedhur një video.

Aty shihet Loredana dhe Don Xhon të cilët vallëzojnë së bashku dhe në sfond dëgjohet fraza “Hajde, se ki me e pa”, frazë nga kënga e tij më e fundit, me titull ‘Ça tha’.

Mesa duket, të dy kanë gjetur mënyrën për t’iu përgjigjur Jozit, për të disatën herë. Në fakt Don Xhon ka gjetur mënyrën edhe për të ‘shitur’ hitin e tij. Nuk dihet nëse mes tij dhe Lorit ka lindur apo do lindë gjë, por nëse ‘janë trëndafilë, do të çelin’./ Pamfleti

 

don xhon vallezim loredana

Lini një Përgjigje