
Mbrëmë u mbajt Post Big Brother VIP2 dhe në studio nuk munguan diskutimet dhe përplasjet kur Arbana Osmani ri sillte ndërmend debatet brenda shtëpisë. Zhaklin dukej shumë e indinjuar me Kiarën dhe Efin e cila kërkonte një ‘më fal’ prej tyre dhe Arbana ndërhyn duke thënë:
“Ndoshta do e kishit pasur më të lehtë të bëheshit fansa. Vitin e kaluar kemi pasur edhe opinionistë që janë bërë fansa…” Ok edhe një fëmijë do e kuptonte që e kishte për Balina Bodinakun e cila u përfol aq shumë për preferencën e saj ndaj Donald Veshaj.
Balina reagoi në Instagram ku shkroi:
“Fanse është zgjedhje.
Kompleksi është vuajtje”
Dhe nuk është ndalur këtu sepse mëngjesin e sotëm me zë dhe figurë ka nxjerrë disa të vërteta të paditura për publikun.
Ajo thotë se Arbana e ka ftuar të jetë sërish opinioniste në BBV2, kështu që në rrethana të tjera, mbrëmë do ta kishte si opinioniste në studio ndaj edhe mendon se ka qenë shaka…

Lini një Përgjigje