Showbiz28 Mars 2023, 11:09

Luizi ka instruktuar Kiarën, caktoi 'kodin' për t’u marrë vesh nga jashtë

Shkruar nga Pamfleti

Luizi ka instruktuar Kiarën, caktoi 'kodin' për t’u

Në ditët para se Kiara të eliminohej, Luizi dhe moderatorja kanë komunikuar dhe kanë rënë dakord se si do merren vesh, që këngëtari të kuptojë nëse simpatizohet apo jo nga publiku jashtë.

Ai i ka thënë Kiarës që të përdorë kodin “Të kam zemër”, nëse gjërat janë mirë për të jashtë dhe në këtë mënyrë të vazhdojë lojën e Big Brother.

Luizi: Kur të dalësh jashtë Kiar, në qoftë se jam ashtu siç e mendoj se jam jashtë …kur të jesh në Prime. Kam me pyt unë “Arbana a është Kiara aty”. “Po” thotë, edhe ti ke me fol. Kur të flasësh ke me më thanë “Të kam zemër”. Nqs thu “të kam zemër” do me thënë se gjërat jashtë janë shumë mirë.

Të shohim mbrëmjen e sotme nëse Kiara do e përmendë ‘kodin’ apo do i shtojë edhe një ‘shuuuuuuuumë’ para fjalës ‘zemër’.

 

luizi dhe kiara kod