
Kiara Tito është surprizuar mbrëmjen e djeshme nga babai i saj, i cili ka shkuar ta takojë në shtëpinë e “Big Brother VIP2”. Pas momentit emocionues të takimit babë e bijë, Arbana Osmani pyeti babain e moderatores nëse dëshiron të takojë edhe ‘dhëndrin e ardhshëm’, Luiz Ejllin.
Ai pranoi menjëherë dhe këngëtari shkoi për të takuar për herë të parë të atin e partneres. Pasi i dha dorën, Luizi i kërkoi falje babait të Kiarës për rastet që e ka mërzitur dhe i tha se ajo i ka ndryshuar jetën.
Luizi: E vetmja fjalë që mund të them është: të kërkoj sinqerisht falje për çdo herë që e kam bërë të ndihet keq, me derdh lot. Edhe ke rritur një vajzë fantastike që më ka ndryshuar jetën.
Arben Tito: Unë të përgëzoj për përkushtimin që i ke bërë në këtë periudhë. Ta dish, unë jam evropian, e bëj jetën si evropian por zakonet i kemi alla shqiptarçe. Ta dish që jam gjysmë shkodran, nënën time e quajnë Marie dhe flet akoma shkodrançe njësoj si ty. Edhe babain e kam përmetar.
Luizi: Unë nuk kam qejf me bërë premtime se janë fjalë të mëdha. Unë do ta dua siç e ke dashur ti, do ta respektoj dhe do bëj maksimumin për të e çdo sakrificë që ke bërë edhe ti.
Arben Tito: Më duket se të dy paskemi emocione
Luizi: Hera e parë që kam emocione në këtë shtëpi
Arben Tito: A di ça i thashë Kiarës? Unë të ndiqja vetëm ty, tani m’u bënë dy.
Luizi: Mua më erdhi keq, se sa erdhe e nise rëndë, më the ‘çapaçul’
Arben Tito: Po si çapaçul je
Luizi: Unë ma mirë të kisha dashur si konkurrent, se nuk kisha pasur emocione, jam duke u dridhur.
Lini një Përgjigje