TAGS-AT E JAVËS

Showbiz26 Maj 2026, 14:31

Malbora e vendosur për hakmarrje ndaj Indrit, bën gati publikimin e materialeve

Shkruar nga Pamfleti
Malbora e vendosur për hakmarrje ndaj Indrit, bën gati publikimin e
Malbora e vendosur për hakmarrje ndaj Indrit, bën gati publikimin e materialeve

Mbrëmja e djeshme e spektaklit Ferma VIP duket se nuk do të mbahet mend vetëm për ndarjen mes Indrit dhe Vanesës, por edhe për një tjetër zhvillim që ka trazuar rrjetin.

Menjëherë pasi Indri vendosi t’i japë fund lidhjes me Vanesën përmes një letre të lexuar në transmetim direkt, vëmendja është zhvendosur te një reagim i papritur nga ish-konkurrentja Malbora Gurra.

Gjithçka nisi pasi një ndjekës e etiketoi publikisht Malborën me pyetjen: “Malbora Gurra, a ke ndonjë të vërtetë për Indrin apo ndonjë foto/video që s’e dimë ne? Se më duket sikur ke materiale rezervë për finale”.

Përgjigjja e saj ka mjaftuar për të ndezur aludimet në rrjet. Malbora e rishpërndau postimin, duke shkruar: “…Arkiv për finale!!”, e shoqëruar me disa pikëçuditëse, çka është interpretuar nga ndjekësit si një paralajmërim për publikimin e mundshëm të materialeve komprometuese.

Reagimi i saj vjen në një moment delikat për Indrin, i cili po përballet me kritika të shumta në rrjetet sociale pas mënyrës se si zgjodhi t’i japë fund raportit me Vanesën. Deklarata e Malborës ka shtuar dyshimet se finalja e “Ferma VIP” mund të shoqërohet me tensione të forta dhe zbulime të papritura.

Deri tani, as Indri dhe as Vanesa nuk kanë reaguar ndaj deklaratës së Malborës, ndërsa ndjekësit po presin të kuptojnë nëse bëhet fjalë për një provokim në rrjet apo për materiale që mund të ndryshojnë rrjedhën e lojës në finale.

Malbora e vendosur për hakmarrje ndaj Indrit, bën gati publikimin e

malbora gurra indri hakmarrje

Lini një Përgjigje