TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Mars 2024, 11:28

“Mami im hëngri dru pse më bleu një kukull”, Roza Lati: Kur vinte babi fshihesha poshtë shtratit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Mami im hëngri dru pse më bleu një kukull”, Roza

Roza Lati ka bërë një rrëfim rrënqethës për fëmijërinë e saj, teksa ka qenë e ulur në kuzhinë me Julian.

Roza ka treguar se ka qenë vetëm 5 vjeçe në kokën kur babai i saj ka rrahur nënën, Rita Latin, vetëm se ajo i kishte blerë një kukull.

“Një kukull e thjeshtë por në 92′-93′ ishte diçka e madhe. Mami ma bleu dhe im atë nuk kishte qejf që paratë të shpërdoroheshin pa i marrë leje. Rita ime ka ngrënë një dru për kukullën time. Dhe unë shkova ne tualet dhe qava. Isha vetëm 5-vjeçe. Pasi qava, para pasqyrës qeshja me zor që kur të dilja mos ta shihte babi që kisha qarë”.

Moderatorja ka vijuar me tej, duke thënë:

“Kur vinte babi në shtëpi dhe fillova të mblidhja arushët e mi, lodrat e mija dhe futesha poshtë krevatit, gjyshja ime tha se çfarë fëmije me trauma. Dhe kemi dalë me një çantë dore me ndërresat e veta, ia la mami të gjitha dhe ia kemi dalë nga zero”.

 

rita lati babai dhune

Lini një Përgjigje