TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 1 Korrik 2025, 13:56

“Më gjej një makinë luksoze”, Joz Marku i plotëson dëshirën maturantit

Shkruar nga Pamfleti

“Më gjej një makinë luksoze”, Joz Marku i

Joz Marku ka ndarë një moment të veçantë në rrjetet sociale, ku ka treguar se është kontaktuar nga një maturant me një kërkesë të sinqertë: “Ma gjej një makinë për maturë se s’kammmm”.

Duke mos ia mohuar dëshirën, Joz ka bërë të mundur që djali, Kristian, të shkojë në mbrëmjen e maturës me makinë luksoze, siç kishte ëndërruar. Në një postim në Instagram Story, ai shkruan:

“Suksese për Kristianin dhe të gjithë maturantët. Jam i lumtur që më kontaktoi dhe iku në maturë siç donte.”

Mirënjohja nga maturanti nuk mungoi. Në një mesazh falënderimi ai i shkruan Jozit:

“Shumë faleminderit Jozzz. Dhe nëse je i lirë, të presim sonteee je i ftuar nëse dëshiron 15 min thjesht të ishe prezent do doja, meqenëse ke bërë një gjë kaq me vlerë për mua.”

“Më gjej një makinë luksoze”, Joz Marku i

joz marku maturanti

Lini një Përgjigje