
Lumbardh Salihu, fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, ka reaguar për herë të parë lidhur me spekulimet që e përfshijnë në një marrëdhënie dashurie me Semi Jaupajn.
I ftuar në emisionin “Studio A”, Lumbardhi ka sqaruar qartë se raporti mes tij dhe Semit nuk ka karakter romantik, duke theksuar se bëhet fjalë vetëm për një miqësi të zakonshme.
“Më kanë dërguar disa artikuj… Është normale me pas shokë dhe shoqe, nuk ka asgjë më tej. Jetën private nuk kam qejf shumë,” – tha ai duke i hedhur poshtë spekulimet që kanë qarkulluar së fundmi.
Në fakt, publikimi i atyre fotove ‘gjoja ekskluzive’ ishte vetëm një PR për të dy. Gjithsesi, herën tjetër duhet të jenë më të organizuar, se me shokët e shoqet nuk rrihet aq ngushtësisht…
Lini një Përgjigje